E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Vendi

Ngjarja në Bulqizë, Shehu: Shëndetësia ka degraduar

Ngjarja tragjike e ndodhur në Bulqizë ka sjellë reagim dhe në radhët e opozitës.

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim në “Facebook”, e cilësoi atë si një fatkeqësi që nuk mund të kalojë në heshtje.

 

Reklamë

Sipas deputeti Shehu, ngjarja tragjike e Bulqizës është një tregues i qartë i gjendjes Afrikano Qendrore ku ndodhet sistemi ynë shëndetësor.

 

“Ngjarja tragjike e Bulqizes eshte nje tregues i qarte i gjendjes Afrikano Qendrore ku ndodhet sistemi i yne shendetesor. Kjo lidhet me kolapsin e kujdesit paresor, atij per Nenen e Femijen, edukimit shendetesor, me mos eksistencen e nje sherbimi eficient nacional urgjence, me degradimin spitalor, me probleme organizative, me realitetin e mjekeve si “specie ne zhdukje” etj. Pa asnje dyshim kjo fatkeqesi nuk mund te kaloje ne heshtje e duhet bere shkas per te kuptuar gjendjen tone te ketij sistemi mbas pese vite “shendetesi falas”.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë