Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me personat e shpallur në këkrim, pas ngjarjes së ditës së djeshme në zonën e Astirit, ku 21-vjeçarja Sajma Qordja denoncoi se ishte dhunuar nga disa persona.
Policia bën me dije se në kërkim janë shpallur pesë persona, S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjithashtu në kërkim është shpallur edhe Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë i cili ëhstë i dashuri i vajzës 21-veçare.
Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore.
Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.
Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Ndaj pesë personave të shpallur në kërkim rendojnë akuzat “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”./vizionplus.tv








