Subscribe

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Aberto Cutillo është shpehur se për situatën e krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ka sugjeruar që merret mendimi i Komisionit të Venecias.

 

Gjykata Kushtetuese sipas Cutillos është një nga institucionet më të larta në vend duhet të ngrihet sa më parë.  Ai ka shtuar se për çdo dyshim duhet të bëhet një ‘rrugëtim’ për të pyetur duke iu referuar Komisionit të Venecias, në mënyrë që këto dyshime të shuhen.

 

“Nuk i njoh zhvillimet e fundit për Kushtetuesen Por u në them se është thelbësore për shumë vende edhe në Shqipëri. Duhet të jetë në funksion sa më të shpejtë, dhe në baze të ligjit dhe procedurave. Ka një debat për kompetencat por që duhet të bashkëpunojnë për një zgjidhje që të jete e mirëpritur. T’i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Besoj është e rëndësishme të kemi një rrugëtim për çdo dyshim për këtë gjykatë. Mund të bëhet shumë shpejtë. E rëndësishme është që të bjerë poshtë çdo lloj dyshimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *