Subscribe

Pavarësisht votës së dhënë nga 140 deputet ne korrikun e vitit te kaluar për miratimin e  reformës ne drejtësi, zbatimi i saj duket i vështirë. Vasilika Hysi kryetare e komisionit te ligjeve akuzoi gjyqtaret e prokurorët qe janë kthyer si fole grerëzash për e penguar implementimin e reformës.

 

Per drejtorin e shkollës se Magjistraturës, Sokol Sadushi, Vettingu përcakton se cilët gjyqtare e prokurorë qëndrojnë në sistemin e drejtësisë.

 

Sokol Sadushi: Ne sistem nuk hyjnë me gjyqtar dhe prokuror qe nuk kane mbaruar shkolle  e magjistraturës. Nese gjyqtaret nuk e kalojnë testimin atëherë do te bejne nje vit shkolle tjeter ne magjistrature per te ushtruar me pas profesionin e tij. Vettingu përcakton se kush nga gjyqtarët dhe prokurorët qëndron në sistem e drejtësisë, duke i seleksionuar edhe defektet e së kaluarës.

 

Sipas Avokatit te Popullit,  vetem ne nje vit jane bere 400 ankime në drejtim të gjyqtarëve e prokurorëve.

 

Igli Totozani: 400 ankime jane bere gjate vitit te kaluar per gjyqtare dhe prokuror te cilët kane zvarritur proceset gjyqësore dhe mosadministrimin e vendimeve gjyqësore. Gjyqtaret jane larg standardeve krahasuar ne ata te Bashkimit Europian. Ndërkohë qe ndaj Avokatit te Popullit ka pasur sulme dhe baltosje gjete procesit te përzgjedhjes se kandidateve per KLGJ e KLP.

 

Një tjetër shqetësim është mosfunksionimi me kapacitet të plotë i Gjykatës Kushtetuese, ku nga 9 anëtarë, një vend është vakant dhe dy te tjerëve ju ka mbaruar mandati.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *