Subscribe

Valeri ka rrëfyer gjatë një bisede në oborrin e “Ferma VIP”, me fermerët e tjerë, një histori të trishtë nga fëmijëria.

Ai theksoi se mban ende në trup shenja nga një episode ku ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, kur ishte vetëm 5 vjeç.

“Kam qenë pesë vjeç, kemi pasur tek shtëpia e madhe e fisit, kemi pasur një shtëpi të vogël të xhaxhait që jetonte me fëmijën e vetë e me gruan, kemi pasur një hardhi të madhe. Kam qenë fëmijë shumë trazovaç, i lëvizshëm.

Jam ngjitur në hardhi kur nuk ishte askërkush, as mami, sepse mami ishte në atë kohë në kohë kooperativë, duke u kujdesur për pleqtë.

E shoh që s’po më sheh njeri edhe ngjitem në katin e parë në çati dhe shoh rrushtë që ishin aty, aty ishin edhe telat e korrentin edhe u ngjita shpejt, dukej e pabesueshme, për të kapur atë. Hipi sipër në çati dhe ngrihem në këmbë duke parë, si tani më duket, e kam të qartë krejt atë pjesë. Një moment më rrëshket këmba dhe për t’u mbajtur kapem në telat e korrentit. Më zuri, aty nuk e mbaj mend fare këtë pjesën, di vetëm që është dëgjuar zhurmë”, tha ai.

Më pas, ai tregoi se telat e korrentin morën flakë, ndërsa e gjithë skena u zhvillua në sytë e nënës së tij. Valeri tregoi se beson që ishin lutjet e nënës së tij që e shpëtuan nga vdekja në një moment ku çdokush që ndodhej aty mendonte se ka ndërruar jetë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *