Subscribe

Mos mbërritja e letërporosisë nga Gjermania për Arber Çekajn, i cili duhet te japë dakortesine për zhvillimin e procesit gjyqësor të nisur ndaj tij në Shqipëri, po mban “peng” gjyqin për 613 kg kokainë të kapur ne portin e Durrësit në shkurt te 2018-ës. Para gjykatës këtë të hënë dolën vetëm menaxheri i firmës “Arbri Garden” Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit ku u ngarkua kontenieri me drogë, Armando Pezaku.

 

Seanca u shty për në shtator ndërkohë që prej më shumë se 1 viti Arber Çekaj i njohur ndryshe edhe me mbiemrat Kuliçaj dhe Jansen, po mbahet në Gjermani ku edhe u arrestua ndërsa autoritetet shqiptare kane kërkuar ekstradimin e tij. Por mesa duket hetuesit gjerman kanë një tjetër hetim për Çekajn, i cili ka kërkuar edhe azil.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *