Dy shtetas rusë kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës për kontrabandë mallrash.
Shtetasit e arrestuar janë M. Sh., 47 vjeç, dhe K. V., 43 vjeç, të dy banues në Rusi.
Sipas policisë, ditën e djeshme këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë, me qëllim që t’iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.





