E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Ngadalësohet rritja ekonomike

Ekonomia shqiptare i është rikthyer ngadalësimit në 3 mujorin e tretë të këtij viti. Duke ju referuar të dhënave nga INSTAT, ekonomia u zgjerua me 3.55%, ndërkohë që në tremujorin paraardhës rritja ekonomike ishte 4.06%.

 

Ndikimin kryesor në këtë rritje nga korriku deri në shtator e ka dhënë degët si turizëm, transport e tregti e shoqëruar nga ndërtimi.

 

Ky ngadalësim në 3 mujorin e tretë reflekton edhe tejkalimin e situatës zgjedhore. Dy tremujorët e parë të vitit janë shoqëruar edhe me shpenzime të larta nga qeveria, ndërsa rikthimi i moderuar i rritjes ishte paralajmëruar edhe nga Banka e Shqipërisë.

 

Sektori që nuk ka performancë pozitive është ai prodhimit. Bizneset prodhuese në vend kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme mbështete të veçantë për të nxitur aktivitetin.

 

Sektori i ndërtimit vijon të jetë një degë e rëndësishme  në ndikimin e rritjes ekonomike.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video