E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Kronikë

Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, pranga 24-vjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale O.N. Arrestimi i tij u bë në afërsi të fshatit Shupal.

Po ashtu, uniformat blu kanë arrestuar edhe një 44-vjeçar në Babrru. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 3 vajzave të tij.

Shtetasi në fjalë ka shkelur vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për vajzat e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë