Një 65-vjeçar është arrestuar në Sarandë, me akuzën e ngacmimit seksual.

 

Policia bën me dije se ka qenë një 16-vjeçare ajo e cila ka bërë denoncimin, se burri kishte hyrë në banesën e saj dhe po tentonte ta ngacmonte seksualisht.

 

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e burrit.

 

Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç.

 

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *