E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Nga zgjedhjet, tek Becchetti/ Basha në mbledhjen e grupit: Prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore

Pak më herët ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PD të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Mësohet se gjatë mbledhjes, Basha ka diskutuar me deputetët për situatën ekonomike në vend.

“Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSHsë për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare”, u ka thënë Basha deputetëve.

Mes të tjerash Basha ka theksuar se është prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore. Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore për zgjedhjet e 25 prillit, çështjen Beçhetti dhe inceneratorët.

Reklamë

“1-Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votes.

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.

3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori”, ka thënë Basha.

Më shumë video

Reklamë