Politologu Ermal Hasimja ka folur për vizitën në Tiranë e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perendimor, Garbiel Eskobar.

 

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Hasimja tha se kryedemorkati Lulzim Basha do t’i përdorë si argument bisedat me Eskobar.

 

“Ndikim pak më të veçantë nga ana e Bashës, do të mund të përdorem më teper si argument pas bisedave nga zoti Basha. Madje qe dje Basha ka aluduar që Eskobar ka ardhur për të diskutuar për çështjen e korrupsionit por mund të këtë lidhje me rastin e shpalljes non grata të Berishës”, tha Hasimj.

 

Përsa i përket “përplasjes” mes Berishës dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, Hasimja tha: Berisha ka ushqyer një lloj mërie të një pjese të demokratëve ndaj vendimit të SHBA. Duke mos mundur ta paraqesë si mëri ndaj SHBA e ka fokusuar tek ambasadorja Yuri Kim. Është më e lehtë sepse për shqiptarët do të ishte e pagëlltitshme që dikush të sulmonte SHBA. Është individualizuar kjo gjë”.

 

Më tej ai theksoi se PD do të duhet të përgatitet për përplasje të forta pas zhvillimit të dy Kuvendeve kombëtare.

 

“PD nuk e ka përfunduar rrugëtimin e saj të kalvarit. Do të duhet të përgatitet për përplasje shumë të forta në këto 10 ditët e ardhshme kur rezultatet e dy Kuvendeve të përplasen me njëri tjetrin. Ana e “Foltores” është shumë e interesuar për pjesën e acarimit sepse për pjesën tjetër edhe barazimi është kualifikues”, theksoi Hasimja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *