Grupi i Suel Çelës shkon në gjyq, atentate dhe trafik kokaine, të akuzuar edhe dy gazetarë

Nën dyshimet se kanë kryer vepra shumë të rënda penale si anëtarë të një organizate kriminale, 21 persona u dërgun për gjykim nga SPAK. Prokuroria thotë se në role të mirëpërcaktuara, grupi kriminal drejtohej nga Suel Çela ë kishte në përbërje ekzekutorë që do të kryenin vrasje e të tjerë që trafikonin drogë.
Nga hetimet është zbuluar se është tentuar vrasja e të dënuarit përjetë Ardjan Çapjas më 8 qershor të 2020 e janë siguruar kushtet për të ekzekutuar një tjetër person. SPAK thotë se pas tonelatave të tëra të drogës që janë trafikuar nga Ekudori në Europë e që më pas janë kapur nga policia, qëndron pikërisht kjo organizatë kriminale.
“Hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit ë të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë ë jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si ë raste të korrupsionit aktiv ë pasiv në sistemin e drejtësisë ë sektorin privat. Ngjarjet objekt hetimi përfshijnë episode të ndodhura në Elbasan si eë raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Ndërkaq, Gjykata e Posaçme ka në duar fatin për dy ish- zyrtarë. Gjyqtarja e Elbasanit e shkarkuar nga vetting-u, Pajtime Fetahu nga dosja hetimore rezulton se ka dhënë vendime në favor të këtij grupi në këmbim të parave ndaj akuzohet për Korrupsion pasiv. Ish- shefi i krimeve, Dedan Gjoni është vënë gjithashtu nën akuzë për shpërdorim detyre, ndërsa për korrupsion pasiv në sektorin privat akuzohen nga prokuroria e posacme dy gazetarët, Artan Hoxha ë Elton Qyno./vizionplus.tv




