E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nga Shkodra në Korçë për të vjedhur një makinë, arrestohen dy persona

Policia e Korçës në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë parandaluar vjedhjen e një automjeti në lagjen nr.18.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën në flagrancë pas mesnate, duke tentuar të hapnin dyert e automjetit tip “Audi”, me mjete të forta, dhe u arrestuan shtetasit: E. M., 33 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, të dy banues në Shkodër”, njofton policia.

Mjetet e përdorura nga këta shtetas për vjedhjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dy shkodranët akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë