Duke filluar nga data 17 shkurt, Zvicra do të heqë të gjitha masat anticovid.

 

Personat që do të udhëtojmë drejt këtij shteti, tashmë nuk do të tregojnë më një certifikatë Covid-19 për të hyrë në bare, restorante dhe ambiente të tjera të brendshme.

 

“Autoritetet në Zvicër, kanë vendosur heqjen e të gjithë masave në kufi për udhëtimet drejt këtij shteti, në kushtet e Covid-19. Duke filluar nga data 17 shkurt 2022, nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi apo shërimi, as provë testi negativ anti-covid dhe as formulari (PLF) për të hyrë në Zvicër”, njofton Ministria e Jashtme në Shqipëri.

Veç këtyre, maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në shkolla, dyqane, salla koncertesh apo në punë. Por, ato do të mbeten të detyrueshme deri në fund të marsit në transportin publik dhe në qendrat e kujdesit shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *