Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Nga “mjeshtëria” e vajzës në qitje, tek  enigma për gjetjen e autorit, kush e vrau kryefamiljarin Pëllumb Meta në Durrës

12 Mars 11:58

Vrasja e Pëllumb Metës nga pjesëtarët e familjes vijon të mbetet pa autor. Tre fëmijët e tij janë të arrestuar, ndërsa bashkëshortja, Blerina Meta, po hetohet në gjendje të lirë.

Që nga momenti kur është zbuluar ngjarja, mes fëmijëve ka pasur një ping-pong se kush ka qenë gjuajtësi që i  mori jetën kryefamiljarit. Fillimisht ka qenë vajza e tij, Hygerta Meta 19-vjeç ajo e cila mori përsipër krimin, duke thënë se e kreu aktin pasi babai donte ta fejonte me zor. Këto pretendime u hodhën poshtë nga familja që donte të lidhte krushqinë.

Lexo edhe :

Related Posts

"Ka futur fëmijët të shpëtojë veten", flet vëllai i Pëllumb Metës: Vrasjen e ka përgatitur bashkëshortja
Baballarët i rrisin fëmijët që ata t’i vrasin më vonë, dy ngjarje të rënda në Durrës branda 6 muajve, çfarë i lidh me njëra-tjetrën
Hygerta qëllon me armë, djemtë dhe gruaja refuzojnë: Shtohet misteri, të pathënat e vrasjes së Pëllumbit, vajza "kyçi" gojën
Vrasja e Pëllumb Metës ende pa autor, momenti kur vajza e tij qëllon me armë në poligon

Por pas hetimeve, policia zbuloi se të përfshirë në krim ishin edhe familjarët e tjerë. Djali i madh i familjes Hysen Meta më pas pranoi se ishte ai personi që kishte qëlluar për vdekje babain, ndërsa motra, vëllai dhe nëna e kishin ndihmuar me fshehjen e trupit dhe të provave.

Përsëri, kjo deklaratë u rrëzua në gjykatë, dhe para togave të zeza ishte sërish 19-vjeçarja ajo që mori përsipër krimin e rëndë.

“Mjeshtëria” e vajzës në qitje

Por për të zbuluar autorin, policia provoi aftësitë e familjarëve në qitje. Nga testi i kryer ka rezultuar se Hygerta dinte të mbushte armën dhe të kryente qitje, ndërsa dy vëllezërit dhe nëna e saj kanë refuzuar ta kryejnë qitjen me arsyetimin se nuk dinë të mbajnë armën.

Për të vijuar më tej me zbulimin e krimit, pas qitjes policia e riktheu Hygertën në shtëpi, vend që ende vijon të jetë skenë krimi. 19-vjeçarja “kyçi” gojën dhe nuk tha asnjë fjalë për mënyrën se si e qëlloi babain, trajektoren apo edhe distancën, fakte këto që mund të çonin grupin hetimor drejt zbardhjes së ngjarjes.

Dyshimet e policisë

Nga ana tjetër, refuzimi i djemve dhe bashkëshortes për të kryer qitje, ka thelluar dyshimet te grupi hetimor se vrasjen e 50-vjeçarit mund ta ketë kryer njëri nga djemtë dhe se autorësia po kërkohet t’i lihet vajzës, me shpresën se ajo mund të dënohet më pak.

Dyshimet përforcohen nga ekspertiza e kryer me armën e krimit ku u gjetën gjurmë gishtërinjsh të djalit të vogël të familjes, Amarildos, në qesen që ishte mbeshtjellë ajo. Në armën e krimit rezulton se gjurmët ishin fshirë.

Dëshmia e djalit të vogël

Amarildo Meta, djali i vogël i familjes që vranë babanë Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit ka mohuar para hetuesve të jetë ai autori i vrasjes, i pyetur pas daljes së akt-ekspertizës balistike të armës ku u gjetën shenjat e tij të gishtave. Mësohet se 19-vjeçari ka pretenduar se nuk e ka prekur pistoletën dhe nuk ka qëlluar vetë të atin. Sipas tij, ai ka qenë në servis kur e motra Hygerta ka vrarë babanë dhe ngjarjen e ka marrë vesh pasi u kthye në shtëpi. Ai deklaron se për ngjarjen e rëndë vetëm ka ndihmuar të vëllanë Hysen Meta për të fshehur makinën.

Prokuroria e Durrësit akuzon si autor të vrasjes djalin e madh të familjes, ndërsa Hygertën e Amarildon si bashkëpunëtorë të tij.

Ndërsa motra dhe vëllai i Pëllumb Metës akuzon bashkëshorten e këtij të fundit, si personin e vetëm që ka vrarë kryefamiljarin, teksa ngrejnë dyshime se mund të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë jashtë familjes./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
durres pellumb meta vrasje

Nga e njëjta kategori

Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari, 4 të tjerë në spital

më shumë...

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me thikë 26-vjeçari

më shumë...

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në grykëderdhjen e Semanit

më shumë...

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë kontrollit, flakët alarmojnë fshatin Pezhvë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:34

Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën...

11:02

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset...

10:57

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon...

10:47

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e...

10:14

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në...

10:11

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në...

9:39

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri...

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.