Alba Pllozhani gjatë një bisede me një pjesë të fermerëve në oborrin e “Ferma VIP”, ka ndarë detaje nga jeta e saj personale.
Ajo është shprehur se para tri vitesh shumë gjëra kanë ndryshuar, teksa tregoi se ka qenë në një martesë, por që dështoi.
Sipas Albës, kjo ndarje ka ndikuar shumë në marrëdhëniet e saj të mëvonshme. Fermerja tha se një periudhë 2-3 vjeçare e ka pasur eksperimente në lidhje. Alba Pllozhani tregoi se veç karrierës, e synon shumë edhe krijimin e familjes.
“Një periudhë prej 2-3 vitesh i kam pasur eksperimente, sepse para 3 vitesh ndryshuan shumë gjëra në jetën time. Kisha një lidhje shumë afatgjatë, isha në martesë dhe shkova në ndarje. Pas ndarjes qëndrova një periudhë kohe atje, për të stabilizuar pak veten. Se po të merrja ndonjë vendim, mos ta merrja nga mërzia. E më vonë erdha në Tiranë, dhe kam jetën përpara. Jo vetëm karrierën, e synoj shumë edhe krijimin e familjes, por kur të vijë, kismet”, tha Alba.
View this post on Instagram
Për të gjithë ju miq dhe të apasionuar të Ferma Vip 2, spektaklin LIVE mund ta ndiqni çdo të hënë dhe të premte në ekranin e Vizion Plus prej orës 21:00, dhe çdo orë e çdo ditë të javës në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu edhe në kanalin e YouTube “Ferma VIP”.
/vizionplus.tv





