E enjte, 15 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nga Marash Logu tek Adriana Kalaja, PD vë në dispozicion avokatët: Në mbështetje të studentëve protestuesve

Partia Demokratike ka vënë në dispozicion një grup avokatësh, të cilët do të ofrojnë asistencë ligjore 24 orë në 24 për studentët dhe protestuesit që shoqërohen, ndalohen apo arrestohen gjatë protestave.

Përmes një njoftimi nga Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, PD bën me dije se avokatët do të ofrojnë mbështetje pranë Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave, me qëllim garantimin e të drejtave ligjore të protestuesve.

Reklamë

Grupi përbëhet nga Marash Logu, Eda Grimci, Adriana Kalaja, Franc Nuri, Shaqir Manjani, Besart Logu dhe Ledio Nuraj.

PD ka vënë gjithashtu në dispozicion një numër emergjence, ku protestuesit mund të kërkojnë asistencë ligjore në çdo kohë: 067 482 5149.

Në njoftim, Partia Demokratike thekson rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore, si dhe garantimin e procesit të rregullt ligjor për çdo qytetar që përballet me procedura policore apo gjyqësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.