Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se...

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

Nga Kanuni i Lekë Dukagjinit te mungesa e filmimeve të kamerave të sigurisë gjatë vrasjes, misteret që mbulojnë ekzekutimin e Ben Arshiajt

8 Tetor 21:21

PISA – Dy të shtëna në kokë dhe tre në trup. Shqiptari Beni Arshiaj u ekzekutua mbrëmjen e 6 tetorit në Itali. Dyshohet se autori ishte fshehur në oborrin e pasmë të shtëpisë në Oratoio ku jetonte 37-vjeçari me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Autori iu afrua xhamit të shoferit dhe qëlloi. Arshiaj nuk pati kohë të reagonte. Policia po përpiqet që të rindërtojë dinamikën e ngjarjes dhe të identifikojë autorin.

Lexo edhe :

Related Posts

Atentati ndaj 37-vjeçarit shqiptar në Itali, plumbi në kokë që i mori jetën, autorët e ndoqën deri te dera e shtëpisë
U ekzekutua në oborrin e shtëpisë, kamerat kapën vrasësin e 37-vjeçarit shqiptar dhe bashkëpunëtorin! Dyshohet se u larguan me skuter

Hipotezat e hetimit

Pistat janë më të ndryshmet. Vrasja mund të jetë e lidhur me drogën apo prostitucionin. Por mediat italiane shkruajnë gjithashtu edhe për Kanunin e Lekë Dukagjinit. Vrasja mund të lidhet me hakmarrjen për shkak të grindjeve që viktima ka pasur në Shqipëri. Për këtë arsye, e shkuara e familjarëve do të shqyrtohet nga hetuesit.

Të afërmit thonë se Arshiaj ishte një njeri shumë i mirë, se ishte punëtor dhe se nuk kishte probleme me askënd.

Në arkivat e policisë nuk rezulton asnjë krim i kryer, as nga viktima dhe as nga familja e tij.

Mësohet se policia italiane po bashkëpunon edhe me kolegët shqiptarë.

Kamerat e sigurisë

Përballë hyrjes së shtëpisë së 37-vjeçarit ndodhet një godinë me kamera të vendosur në katin përdhes. Ajo është kamera e vetme në zonë. Megjithatë duket se nuk do t’i ndihmojë hetuesit, pasi kamerat nuk kanë regjistruar nga e shtuna në mbrëmje deri në orën 22:00 të së dielës.

Ky është një tjetër mister që policia po heton.

Kamera rifilloi të regjistronte një orë ps të shtënave.  Nëse ka qenë sabotim për përdorim nga vrasësi, do të duhet të sqarohet nga hetimet.

Gruaja e Benit

Gruaja nuk donte të fliste me gazetarët. Pesha që ka mbi supe që nga mbrëmja e së dielës është shumë e madhe.

Ditën e ngjarjes ajo ishte me Benin duke ngrënë në një restorant së bashku me fëmijët. Më pas u kthyen në shtëpi, ndërsa Beni shkoi të lante furgonin.

Bashkëshortja po priste që të kthehej për të ngrënë darkën. Më pas u dëgjuan të shtënat.

“Ajo ishte pak e frikësuar, thotë Florat Vershaj, shok i viktimës, por nuk doli.”

Pastaj një fqinj trokiti në derë dhe, në atë moment, ajo pa burrin e saj të vdekur në sediljen e përparme të furgonit.

Një skenë e cila u dëshmua edhe nga i biri mes britmave dhe të qarave të dëshpëruara të nënës së tij. Por pa mundur të zgjasë dorën për të prekur prindin për herë të fundit./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
beni arshiaj Itali

Nga e njëjta kategori

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s në Moskë?

më shumë...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

më shumë...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen misterioze bërthamore

më shumë...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

10:43

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

10:19

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet...

9:54

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli...

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:40

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më...

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.