E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Falsifikues dhe mjeshtër i grabitjeve në Gjermani, pranga durrsakut

Është vënë në prangat e policisë i riu i shpallur në kërkim europian për vjedhje dhe falsifikim pasaportash.

 

Ndalimi i 27 vjeçarit me iniciale A.L lindur në Dibër dhe banues në Durrës, është bërë në kuadër të operacionit. Ky shtetas ishtë person i shpallur person në kërkim europian,  i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave ”, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

 

Reklamë

Informacionet bëjnë me dije se 27 vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer rreth 25  vjedhje banesash në rajonin Bochum, Gjermani, ku kanë përvetësuar sasi të konsiderueshme parash, bizhuteri, orë të markave të shtrenjta, paisje elektronike  etj.

 

Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së tij, iu sekuestruan disa dokumenta për transferta parash nga Gjermania në Shqipëri, orë të markave të shtrenjta, telefona celularë, bizhuteri  si dhe një automjet.

 

 

Ai gjithahstu dyshohet se ishte pjese e nje grupi kriminal në periudhën kohore 2015-2018  në dhjetë rajone në Gjemani. Policia Gjermane ka bashkëpunuar me Task Forcën “Anti – Skifter” dhe më pas nga  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ku dhe është  regjistruar procedimi penal.

 

Theksojme faktin se në muajin tetor të vitit 2018, pas bashkëpunimit të sukseshëm të organeve ligjzbatuese të Gjermanisë me Policinë Shqiptare u bë e mundur të identifikohet dhe të arrestohet  shtetasi shqiptar G.SH, si pjesëtar i këtij grupi kriminal.

 

Në fillim të muajit maj 2019 në Prokurorinë e Bochum, Gjermani është zhvilluar një takim pune ndërkomëtar ndërmjet organeve ligjzbatuese të prokurorive dhe policive respektive të dy vendeve, ku u përcaktuan detyra të përbashkëta policore dhe procedurale me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të gjithë anëtarëve të këtij grupi dhe sidomos të shtetasit shqiptar A.L. i cili kishte mundur të largohej nga Gjermania.

Vazhdo të lexosh

Reklamë