E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Nga Ditmir Bushati, tek Majko, Braçe dhe Fatmir Xhafaj, ja kandidatët për Kryesinë e PS

Asambleja e Partisë Socialiste do të zgjedhe këtë të enjte edhe emrat e rinj që do të përbëjnë Kryesine.

Rama lexoi para Asamblese kandidatet për këtë strukture të rëndësishme vendimarrese brenda selise rozë.

Kreu i qeverise konfirmoi se në total janë 20 kandidate, 10 për burra dhe 10 për gra nga ky do të dalin në total 12 anëtarë që do formojnë Kryesinë e re.

Tek burrat, bie në sy prezenca e disa emrave që nuk është se kanë raporte te shkelqyera me kryetarin, si Erion Brace, Fatmir Xhafaj apo edhe Ditmir Bushati. Ndërsa tek femrat e sigurtë në Kryesi është vetëm Lindita Nikolla për shkak se ajo do të jetë në funksionin e Kryetares se Parlamentit.

Reklamë

 

 

KANDIDATET NE LISTEN E BURRAVE

Arben Pëllumbi

Pandeli Majko

Erion Braçe

Ditmir Bushati

Ilir Beqja

Eduard Shalsi

Armand Subashi

Fatmir Xhafaj

Pjerin Ndreu

Ervin Demo

 

KANDIDATET NE LISTEN E GRAVE:

Ogerta Manastirliu

Belinda Balluku

Olta Xhaçka

Ermonela Felaj

Evis Kushi

Milva Ekonomi

Mimi Kodheli

Klodilta Ferhati

Blerina Gjylameti

Almira Xhongulla

 

Më shumë video

Reklamë