Subscribe

Baby G si kurrë më parë ka treguar një natyrë tjetër të saj, atë të kujdesit ndaj kafshëve. Së bashku me Robertin, ajo ka marrë në mesditë “turnin” për të vëzhguar dhinë e cila është duke lindur, duke zbatuar këshillat që morën nga veterineri.

Kjo është sfidë, por në të vërtetë për një fermer që e ka një dele ose dhi kështu, a bëjnë dhe ata ashtu si bëjmë ne?”, ka pyetur Baby G.

Jo, ato i bëjnë vetë, dhe fermerët i shohin më vonë”, tha Roberti.

Baby G, teksa përkëdhel kecat, u mbush atyre edhe enët me ujë, për t’iu ardhur sa më mirë në ndihmë.

Hajde pini ujë”, shtoi Baby G.

Temë e diskutimit mes dy fermerëve ishte edhe spektakli i sotëm, i cili do të transmetohet live në Vizion Plus dhe dy kanalet e dedikuara në Tring. Eliminimi ishte një nga “sikletet” e Baby G, e cila qetësohet nga Roberti se si natën e parë do shohin veprimet e tyre të deritanishme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *