Ministrja Manastirliu konfirmoi hapjen e disa bizneseve dhe aktiviteteve të tjera duke nisur nga data 18 maj. Mes tyre baret dhe restorantet.

Risi është hapja po në këtë datë e galerive dhe muzeve,por sic këmbënguli Ministrja, nën masa të rrepta të higjenës.

Në vijim të Planit të rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj:Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30. Prej dates 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Manastirliu pohoi se duke filluar nga data 18 Maj do të shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantim në banesë.

Në fund, Ministrja dha edhe një lajm për dashamirët e sportit por edhe vetë ata që merren me sport.

Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura.Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet I mbyllur dhe transporti publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *