E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nga 15 kushtet për BE tek tryeza për Zgjedhoren/ Kryemadhi takohet me ambasadorin britanik

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të mërkurë një takim më ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të LSI thuhet se në takim u diskutua për përmbushjen e 15 kushteve të vendosura për integrimin e vendit, të cilën e konsideroi si sfidën më të madhe.

Reklamë

Po ashtu, Kryemadhi i bëri të qartë dhe vullnetin e e pandryshuar të LSI-së për të kontribuar për ato që janë përgjegjësitë e opozitës në listën e kushteve të BE për hapjen e negociatave.

Po ashtu, Kryemadhi ka theksuar edhe rolin e veçantë të ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë