Nga 1 tetori do të ketë rritje të pensioneve. Këtë gjë e bëri të ditur ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha, e cila në një intervistë për emisionin “7pa5” në Vizion Plus tha se për skemën e pensioneve deri më tani nuk ka një plan afatmesëm.

Kjo sipas saj, se në Shqipëri mungojnë të rinjtë që të kontribuojnë në skemën e pensioneve, përmes sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore.

Kjo plagë e shoqërisë me largimin e të rinjve sipas Hoxhës nuk do të zgjasë përgjithmonë.

“Nuk ka kontribues për të ardhura. Skema e pensioneve në Shqipëri është në defiçencë jo vetëm ekonomike e financiare, por e kontribuesit të brezave. Nuk ka breza që kontribuojnë në sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.

Deri më tani është bërë me amendime dhe VKM nga buxheti për të mbushur skemën e pensioneve, sepse është deficiti që nuk mbushet nga sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Por nuk mundtë vazhdojë përjetësisht kështu. Përjetësisht nuk do të vazhdojë as me ikjen e të rinjve. Nuk kemi një plan afat mesëm se çfarë do të ndodhë me sistemin e pensioneve, por dimë që nga 1 tetori do të ketë një rritje”, tha Hoxha./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *