E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Newborn” ndryshon sërish pamje/ Mesazhi i monumentit të Pavarësisë i kushtohet grave

Sikurse është bërë traditë tashmë, në çdo 17 shkurt vjen natyrshëm kurioziteti për fytyrën e monumentit “Newborn” në Prishtinë.

 

Këtë vit mesazhi i kushtohet grave, si një zë ndaj sukseseve të tyre, por gjithashtu është edhe një britmë kundër abuzimit.

 

Reklamë

FISNIK ISMAILI

IDEATOR

“Jemi munduar t’i përfshijmë dy aspekte të çështjes së gruas. Njëra është sukseset e mëdha të çikave të Kosovës, si në sport, muzikë, film, të cilat kanë qenë shumë të vrullshme këtë vit, por edhe lajmet që i dëgjojmë për abuzimin e gruas, për vrasjet e grave, për burrat që lirohen para kohe që nuk i mbajnë dënimet, të cilat i meritojnë kur vrasin gra, dukuria e shëmtuar e një sistemi, një shoqërie patriarkale në të cilën jetojmë, dhe titullohet ‘Winged Women’, që do të thotë ‘Gratë me krahë’.”

 

Ideatori i monumentit simbolik, Fisnik Ismaili shprehet më tej se mesazhi është përkrahur gjerësisht dhe skulptura tipografike tashmë është kthyer në një pikë të rëndësishme për festimet e pavarësisë.

 

Më shumë video

Reklamë