E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

New York-u sheh “dritë në fund të tunelit”/ Nis lehtësimin e masave teksa rastet pakësohen

Ndryshe nga vende të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në New York rastet e reja me koronavirus po bien.

“Ne u përballëm me situatën më të keqe dhe ndryshuam trajektoren”, tha Guvernatori Andreë Cuomo.

Reklamë

Ai tha se një nga pikat kryesore që ka ndihmuar në rënien e rasteve të reja ka qenë kujdesi që është kushtuar në shtëpitë e të moshuarve.

Guvernatori njoftoi lehtësimin e parë duke hapur disa biznese me rrezik të ulët duke nisur nga e premtja.

“Ky është hapi tjetër i madh në këtë udhëtim historik”, tha ai në konferencën e tij të përditshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë