E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Netanyahu zgjedh shefin e ri të IDF pas dorëheqjes së Herzi Halev

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ranë dakord këtë mbrëmje për të emëruar gjeneralin në pension Ayal Zamir si shefin e ardhshëm të shtabit të IDF.

Kështu ka bërë të ditur zyra e kryeministrit.

Zamir pason Herzi Halevi i cili do të largohet nga ushtria izraelite më 6 mars.

Shefi i shtabit ushtarak të Izraelit, gjenerali Herzi Halevi, dha dorëheqjen për shkak të dështimit për të parandaluar sulmin e 7 tetorit.

Reklamë

Në një letër drejtuar kryeministrit dhe ministrit të mbrojtjes të Izraelit, Halevi tha: “Si rezultat i përgjegjësisë sime për dështimin e IDF-së më 7 tetor dëshiroj të përfundoj mandatin tim më 6 mars 2025.”

Dorëheqja e Halevit shënon largimin e profilit më të lartë të një zyrtari izraelit të lidhur me dështimet e institucionit të sigurisë më 7 tetor./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë