Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, iu drejtua qytetarëve të vendit pas fillimit të operacionit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Iranit. Ai theksoi rrezikun ekzistencial që sipas tij përbën regjimi Iranian dhe bëri thirrje për një revoltë të popullit iranian kundër qeverisë së tyre.
Në mesazhin e tij, Netanyahu u kërkoi izraelitëve të tregojnë unitet, durim dhe guxim gjatë operacionit, i cili është quajtur “Ulërima e Luanit”.
“Vëllezër dhe motra, qytetarë të Izraelit, së fundmi Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion për të përballuar kërcënimin ekzistencial që përfaqëson regjimi terrorist në Iran.
Falënderoj mikun tonë të madh, Presidentin Donald Trump. Për 47 vjet, regjimi i Ajatollahëve ka thirrur ‘Vdekje Izraelit’, ‘Vdekje Amerikës’, ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka shtypur popullin e tij.
Ky regjimi terrorist nuk duhet të pajiset me armë bërthamore që mund të kërcënojnë njerëzimin. Veprimi ynë i përbashkët do të krijojë mundësinë që populli i guximshëm iranian të marrë fatin e tij në dorë. Ka ardhur koha që të gjitha segmentet e popullit Iranian, Persët, Kurdët, Azerët, Baluçët dhe Ahvaziotët, të çlirohen nga zgjedha e tiranisë dhe të krijojnë një Iran të lirë dhe paqësor. Ju drejtohem juve, qytetarë të Izraelit, ndiqni udhëzimet e Komandës Kombëtare të Mbrojtjes. Gjatë ditëve të ardhshme, të gjithë duhet të tregojmë durim dhe guxim. Së bashku do të qëndrojmë, së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të sigurojmë përjetësinë e Izraelit”, tha ai në mesazhin e tij.
Israel & USA embarked on an operation to remove the existential threat posed by the terrorist regime in Iran
For 47 years, the Ayatollahs’ regime has chanted “Death to Israel,” “Death to America.” It has spilled our blood, murdered many Americans & massacred its own people
— Gareth Davies (@GarethDavies007) February 28, 2026





