E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Netanyahu kërcënon Hezbollahun: Do ta kthej Libanin në Gaza nëse vrisni civilë izraelitë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netyanahu ka ashpërsuar tonet, pas vrasjes së një civili izraelit në kufirin libanez.

 

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, një civil izraelit ka mbetur i vrarë nga një raketë antitank të lëshuar nga Libani.

 

Reklamë

Pas kësaj Netanjahu ka kërcënuar Hezbollahun duke thënë se do ta kthejë Bejrutin dhe Libanin në Gaza, nëse bën sërish të njëjtin

gabim.

“Nëse Hezbollah bën një gabim, ne do ta kthejmë Bejrutin dhe Libanin në Gaza”, ka shkruar në “X” Netanyahu.

 

Hezbollahu është një organizatë me ndikim politik dhe në kontroll të forcës më të fuqishme të armatosur në Liban. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë