E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Netanyahu do i drejtohet Kongresit Amerikan më 24 korrik

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i drejtohet Kongresit Amerikan në Uashington më 24 korrik, tha një burim parlamentar për AFP të enjten.

Netanyahu u ftua në fund të majit nga udhëheqësit republikanë dhe demokratë për të folur në një sesion të përbashkët të Kongresit të SHBA në mes të luftës në Rripin e Gazës.

Të hënën mediat amerikane raportuan se Netanyahu do të shkonte për të mbajtur fjalimin më 13 qershor. Por shërbimet e kryeministrit izraelit e mohuan këtë informacion brenda pak orësh, duke shpjeguar se data nuk ishte finalizuar ende.

Ftesa erdhi pavarësisht pakënaqësisë prej muajsh në rritje në administratën e presidentit demokrat Joe Biden mbi mënyrën se si forcat e armatosura izraelite po zhvillojnë luftën në Rripin e Gazës si hakmarrje për sulmin e paprecedentë të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë