E premte, 18 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

Netanyahu, 6 javë kohë në dispozicion për të formuar qeverinë e re

23 September 2019, ---, Jerusalem: Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu reacts during his statement to press ahead of the Likud party meeting in Israeli Parliament (Knesset). Photo by: Ilia Yefimovich/picture-alliance/dpa/AP Images

Izraeli po përjeton një krizë të thellë politike pas zgjedhjeve të fundit ku asnjëri nga kandidatët kryesore nuk arriti të fitojë shumicën në parlament.

 

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin i ka kërkuar Benjamin Netanyahu që të formojë qeverinë e re.

 

Ky vendim vjen pasi Netanyahu dhe rivali i tij kryesor në zgjedhjet e fundit, Benny Gantz, kanë dështuar që të arrijnë marrëveshje për një qeveri të përbashkët. Zgjedhjet e javës së kaluar kanë qenë të dytat që janë mbajtur gjatë këtij viti në Izrael.

 

Alenca Blu dhe Bardhë e Gantzit ka fituar 33 vende, ndërsa Partia Likud e Netanyahut ka fituar po 33 t në parlamentin me 120 vende.

 

Tashmë Netanyahu ka gjashtë javë kohë për të formuar qeverinë. Presidenti Rivlin ka thënë se do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve për herë të tretë gjatë këtij viti. “Netanyahu ka më shumë mundësi që të formojë qeverinë”, është shprehur kreu i shtetit.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh