Kryeministri i izraelit Benjamin Netanjahu, është vënë sërish në qendër të vëmendjes për akuzat për korrupsion.

 

Policia bëri të ditur se ka i rekomanduar prokurorit të përgjithshëm të akuzojë kryeministrin për ryshfet, mashtrim dhe për shkelje të besimit publik, pasi ekzistojnë prova të mjaftueshme të mbledhura gjatë dy viteve hetim.

 

Sipas mediave, policia ka zhvilluar disa hetime në të cilat rezulton se Netanjahu dhe bashkëshortja e tij kanë marrë dhurata të shtrenjta nga disa shtetas të pasur, në këmbim të favoreve.

 

Dhuratat mendohet se kushtojnë dhjetëra mijëra dollarë.

 

Por në një fjalim në televizionin shtetëror kryeministri i mohoi me forcë pretendimet se kishte pranuar dhurata të shtrenjta, nga manjati i Hollivudit Arnon Milchan, në këmbim të favoreve.

 

“Disa hetime kanë përfunduar me rekomandime të ashpra të policisë si këto te fundit. Të gjitha këto përpjekje kanë rezultuar me asgjë. Unë do të vazhdoj ta udhëheq Izraelin me përgjegjësi dhe besnikëri për sa kohë që ju, qytetarët e Izraelit, më zgjidhni që t’ju udhëheq. Unë jam i sigurt se në zgjedhjet e ardhshme, do të fitoj besimin tuaj përsëri, me ndihmën e Perëndisë”.

 

Madje, në fund të fjalimit, 68-vjeçari Netanjahu, theksoi se do të kandidojë sërish në zgjedhje, pasi karriera e tij e gjatë politike është fokusuar vetëm tek e mira e vendit. Tashmë, është në dorën e Prokurorit të Përgjithshëm të vendosë lidhur me rekomandimet e policisë.

 

Benjamin Netanyahu, i cili mban postin e kryeministrit prej 12 vitesh, ka qenë objekt i të paktën 15 hetimeve për korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *