Koha për dialog dhe konsesus mbaroi, të hënën mazhoranca voton ndryshimet në kodin e ri zgjedhor. Edhe pse nuk ka dakordësinë e të gjithë opozitës parlamentare, nga selia e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të synohet konsesusi për të mundësuar 84 votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor.

 

“Kemi konsensus të gjerë, por jo 100%. Nesër sa vota do të marrë ligji, mjafton të marrë 84 dhe është ligj. Nuk e vë dot në diskutim askush. Me opozitën parlamentare kemi konsensus për shumë gjëra.”

 

Për hir të konsensusit, Edi Rama do të japë votën e tij pro, edhe pse është kundër idesë së tij që një kryetar partie ta kandidojë njëherësh në katër qarqe.

 

I bindur në fitoren e një mandati të tretë qeverisës, për kryeministrin në përballjen e 25 prillit humbësi më i madh mban emrin e presidentit Ilir Meta.

 

“Ilir Meta është zhveshur plotësisht nga roli i presidentit tanimë, edhe një herë tjetër, dhe është zhytur i gjithi në një fushtatë politike për të shpëtuar nga falemintimi shpk të Monikës dhe të tribusë së tij. Më i mërzituri nga të gjithë është Ilir Meta sepe do të humbë zgjedhjet dhe do t’i humbë në mënyrë shembullore, siç e meriton në fakt. Sepse Shqipëria Ilir Metës nuk i ka asnjë borxh.”

 

Pasi prezantoi platformën e re dixhitale ku çdo anëtar i Partisë Socialiste do të vlerësojë me pikë nga një deri në pesë punën e bërë nga deputetët e zonës dhe më pas ky vlerësim do të jetë një nga të dhënat që do të shqyrtohet para se të hartohen listat, për Edi Ramën procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nga demokratët është një skandal.

 

Kur duhen edhe 7 muaj nga dita e zgjedhjeve dhe e kaluara tregon se shumëçka ndryshon në mjedisin politik, Edi Rama e përjashton mundësinë e një koalicioni me Lulzim Bashën. Në rast se populli nuk e votëbeson për të qeverisur i vetëm ai paralajmëron largimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *