E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nesër nisin punimet në aksin Vorë-Rinas-Fushë Krujë

Të martën do të nisë faza e dytë e ndërhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese në segmenti rrugore nga Kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë.

 

Në sajë të këtyre punimeve bëhet me dije se segmenti do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve. Automjetet e vogla rezident te zoneës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushe Kruje.

 

Reklamë

Ndërsa mjetet e transportit tëmallrave/kamionët që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha në segmentin Milot – Fushe Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durresit duhet të ndjekin drejtimin e Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjete Autostradës.

 

Siç edhe është njoftuar me parë Dogana e Tiranës është e aksesueshme nga ana e Vorës. Mjetet mund të aksesojnë Doganën  vetëm nëpërmjete segmentin rrugor Vorë – Dogana e Tiranës për të kryer shërbimet Doganore dhe të kthehen përsëri në drejtim të Vorës”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

 

Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik në qendrën SGS vetëm nëpermjet drejtimit të Fushe Krujës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë