E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Qeveria e Netanyahut miraton zyrtarisht armëpushimin, marrëveshja hyn në fuqi nesër

Kabineti i Izraelit miratoi  zyrtarisht  orët e para të mënëgjesit të  kësaj të shtune marrëveshjen për armëpushimin në Rripin e Gazës qe pritet të hyjë në fuqi të dielën rreth orës 8:30, me orën lokale.

Sipas mediave  të huaja, 24 ministra  të qeverisë së Netanyahut votuan në favor të marrëveshjes, ndërsa tetë e kundërshtuan atë.

Reklamë

Në fazën e parë të saj, e cila do të zgjasë 6 javë, 33 pengje izraelite që ende mbahen nga Hamasi në Gaza pas 15 muajsh luftimesh  do të shkëmbehen me qindra të burgosur palestinezë në burgjet izraelite

Forcat izraelite gjithashtu do të tërhiqen nga zonat e populluara në Gaza, palestinezët e zhvendosur do të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe qindra kamionë ndihmash do të lejohen të hyjnë në territor çdo ditë.

Faza e pare parashikon lirimin e pengjeve një tërheqje të plotë të trupave izraelite dhe “rikthimin e qetësisë së qëndrueshme”.

Faza e tretë dhe e fundit do të përfshijë rindërtimin e Gazës, diçka që mund të zgjasë për vite me rradhë.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Disa pengje u liruan gjatë një pauze njëjavore luftimesh në nëntorin e po atij viti.

Ofensiva hakmarrëse e Tel Avivit  ka lënë të vrarë më shumë se 46.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Izraeli ka thënë se ka vrarë më shumë se 17.000 luftëtarë, por nuk ka ofruar dëshmi për këtë pretendim.

Lufta ka trazuar Lindjen e Mesme dhe ka nxitur protesta në gjithë botën./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë