Nëse qëndroni ulur për më shumë se shtatë orë e gjysmë në ditë, jeni më të rrezikuar të vdisni në një moshë të re.

 

Sipas një studimi, qëndrimi në karrige gjatë ditës së punës dhe në divan në mbrëmje lidhet me një mori problemesh shëndetësore.

 

Gjasat e vdekjes së hershme rriten gradualisht kur kalojmë 7.5 deri në 9 orë në ditë ulur, zbuluan studiuesit.

 

Kërcënimi rritet më shumë kur kalojmë më shumë se 9 orë në ditë të ulur.

 

Ekspertët treguan se ata që kalojnë 12 orë në ditë ulur kanë gati trefishin e mundësisë për të vdekur në moshë të re, në krahasim me ata që rrinë ulur për 7.5 orë në ditë.

 

Ekspertët në Universitetin Leicester që shqyrtuan provat nga 10 studime ndërkombëtare zbuluan se kohëzgjatja e uljes është rritur që nga bllokimi.

 

Të qëndrosh për një kohë të gjatë ulur, do të thtoë të përdorësh sa më pak një grup muskujsh.

 

Autorja e studimit, Dr. Charlotte Edëardson tha se njerëzit që ulen shumë kanë nevojë për 30 deri në 75 minuta ushtrime të moderuara çdo ditë për të zvogëluar dëmin e shkaktuar nga të qëndruarit ulur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *