Nëse po përpiqeni të bini nga pesha dhe nuk e dini çfarë po bëni gabim, dietologët shpjegojnë se ndoshta e kuptoni se po hani në mënyrë të pashëndetshme. Ndonëse mendoni se disa prej ushqimeve që po konsumoni nuk kanë shumë kalori, mund të suprizoheni vërtet nga disa nga ato që ne kemi listuar për ju.

 

Smoothie-t

 

Nëse doni të bini nga pesha, mos i fusni kurrë në gojë

 

Smoothie-t janë pije mjaft ushqyese dhe të përgatitura nga përbërës natyralë si kosi grek pa sheqer, manaferrat ose frutat e thata. Shumica e njerëzve që i konsumojnë mendojnë se ata janë zëvendësues të shkëlqyer të vakteve dhe i ndihmojnë me marrjen e sasisë së frutave dhe perimeve të cilat i nevojiten trupit. Megjithatë, ato nuk janë tërësisht të shëndetshme nëse nuk i bën vet në shtëpi.

 

“Kur porosisni smoothie diku, merrni në konsideratë faktin se fruta të catuara mund të kenë një kohë të gjatë që qëndrojnë në ngrirje dhe zakonsht kanë sheqer të shtuar. Përveç kësaj, nëse porosisni smoothie me gjalp kikiriku dijeni se mund të jetë i shijshëm dhe mund t’ju ngopë thjesht pasi ka një numër të lartë kalorish. Zakonisht një smoothie ka 500-700 kalori,”- thotë dietologia Michelle Townsend.

 

Drithërat

 

Nëse doni të bini nga pesha, mos i fusni kurrë në gojë

 

Drithërat janë një burim i mirë i lëndëve ushqyese si hekuri dhe vitaminat B, por ato nuk janë gjithmonë zgjidhja më e shëndetshme. Në thelb drithërat janë thjesht karbohidrate me sheqer të shtuar dhe u mungojnë proteinat dhe yndyrnat e shëndetshme të cilat janë shumë të nevojshme për një mëngjes i cili sjell ulje në peshë. Dietologët këshillojnë që të zgjidhni drithëra me fibra dhe t’u shtoni proteina si arrat. Kini kujdes me dozen e qumështit pasi 1 filxhan qumësht e dyfishon numrin e kalorive që do të merrni së bashku me drithërat.

 

Frutat e thata

 

Nëse doni të bini nga pesha, mos i fusni kurrë në gojë

 

Michelle Townsend shpjegon se frutat e thata kanë sasi të lartë sheqeri të përqëndruar. Ato kanë po aq sheqer sa një karamele. Nëse doni të humbisni peshë ajo sugjeron frutat normale pasi kanë më shumë lëndë ushqyese dhe më pak kalori. Sipas dietologes, një grusht me kajsi të thata përban 300 kalori ndërkohë që 1 kajsi e prerë ka vetëm 79.

 

Djathi

 

Nëse doni të bini nga pesha, mos i fusni kurrë në gojë

 

Djathi është një burim i shkëlqyer i kalciumit, proteinave dhe vitaminave A & B12. Disa studime tregojnë gjithashtu se ai ka dhe përfitime të tjera shëndetsore. Një studim nga “British Journal of Nutrition” zbuloi se kosi dhe djathi kishin efekte pozitive në shëndetin kardiovaskular.

 

“Djathi është fantastik, por mund të pengojë përpjekjet tuaja për të rënë nga pesha. Shumica e pacientëve që shoh se kanë probleme me peshën hanë shumë djathë. Ai ka më tepër yndyrë dhe kalori nga sa njerëzit mendojnë,”-tha Townsend.

 

Sallatat e restoranteve

 

Nëse doni të bini nga pesha, mos i fusni kurrë në gojë

 

“Më mirë të porosisni një sanduiç sesa një sallatë. Më besoni se nuk ka aspak lidhje me sallatën që përgatisni në shtëpi. Sallatat në restorante kanë përmbajtje shumë të lartë yndyre e cila vjen nga teprimi me djathin dhe salcat që i serviren. Ndonëse mund t’ju duken të shëndetshme, dijeni se und të shkojnë deri në 1000 kalori,”-shpjegoi Townsend.

 

Pavarësisht studimeve nga dietologët, zgjedhjet janë shumë personale. Të gjitha ushqimet e përmendura më sipër sjellin përfitime shëndetsore, sidomos nëse i konsumoni në sasinë e duhur dhe i alternoni me produkte që përmbajnë proteina, vitamina dhe fibra. /Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *