E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Nërroi jetë 9 vite më parë, dashuria e Celine Dion për partnerin mbetet e pashuar, urimi i veçantë në ditën e lindjes së tij

Pa marrë parasysh sa vite kanë kaluar nga vdekja e bashkëshortit të saj, René Angélil, dashuria e Celine Dion për të mbetet e pashuar, siç dëshmohet nga postimet e saj të shpeshta në rrjetet sociale për bashkëshortin e saj , producentin, agjentin dhe mentorin e muzikës. Ai u nda nga jeta në vitin 2016 , në moshën 73 – vjeçare , pas një beteje të gjatë me kancerin.

Këtë herë ajo ka bërë një postim të ri së bashku me fëmijët e tyre, me rastin e ditëlindjes së tij. Ajo ka postuar një foto bardh e zi të tij dhe në mbishkrim shkroi:

“Sot ke ditëlindjen, por data nuk llogaritet sepse nuk ka asnjë ditë që të mos festojmë jetën që jetuam me ty”. Ti je pjesë e jona çdo ditë, në kujtimet që gëzojmë. Duke parë fotot dhe videot nga të gjitha vitet që të mban gjallë, ne dëgjojmë zërin tuaj, shohim gjestet tuaja dhe adhurojmë shpirtin tuaj.

Gzuar ditëlindjen, Rene, notre amour .’

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Céline Dion (@celinedion)

Vazhdo të lexosh

Reklamë