Ceremonia u zhvillua në Mynih të Gjermanisë, me praninë e diplomatit amerikan Ricard Grenell dhe dy presidentëve, Hashim Thaci dhe Aleksandër Vucic.

 

RICHARD GRENELL

I DERGUARI I SHBA ER DIALOGUN

 

Ajo që kemi bërë sot këtu është që kemi negociuar për të gjetur mënyrën që të hapim linjën hekurudhore dhe autostradat. Siç e dini të gjithë, ne kemi negociuar për hapjen e linjës ajrore për fluturime direkte mes Prishtinës dhe Beogradit dhe tani kemi edhe dy marrëveshje të tjera. Ajo çfarë kam folur me të dy presidentët është që të provojmë, sa më shumë që është e mundur, që të përqëndrohemi në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të ardhmen. Më duhet ta them se prej fillimit të dy presidentët janë pajtuar se ky është fokusi, si të ecim përpara me zhvillimin ekonomik. Jam mirënjohës që kemi arritur në këtë pike.

 

Presidenti Thaci u shpreh se kjo kjo ëshë rruga e duhur drejt të ardhmes, për të të mos mbetur peng i së kaluarës.

 

HASHIM THAÇI

PRESIDENT I KOSOVËS

 

Është një hap tjetër i arritur i progresit pas marrëveshjes së linjave ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja e sotme për hekurudha dhe autostrada është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres, pra ajo çka ju duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Kosova beson në lidershipin e presidentit Trump dhe Administratën që gjatë gjithë kësaj periudhe dhe viti punojnë për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi. Kjo është rruga që duhet të ndjekim në të ardhmen dhe të mos mbetemi peng i të kaluarës së hidhur mes vendeve dhe popujve tonë.

 

Ndëra kreu I shtetit serb theksoi se është arritur lëvizja e lire mes dy vendeve, ajo cka është synuar me minishengenin ballkanik.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISË

 

Ajo që është nënshkruar është domethënëse për shkak të lirisë së lëvizjes, lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve. Jam i lumtur që shoh përparimin sot dhe e falënderoj shumë Trumpin dhe Grenellin në emër të Serbisë, sepse të gjithë ne mendojmë se do të kemi një të ardhme më të mirë se kjo dhe që do të sigurojmë paqe për dekadat e ardhshme.

 

Prej kohësh Uashingtoni zyrtar u kërkon palëve në Prishtinë dh Beograd që të punojnë më shumë mbi ekonominë në dy vendet, duke I hapuir rrugë kështu edhe sheshimit të problemeve politike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *