Edhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë nga inaugurimi i presidentit të zgjedhur, Joe Biden, demokratët insistojnë për shkarkimin e Donald Trump nga detyra.

Të majtët në Dhomën e Përfaqësuesve votuan një rezolutë që kërkonte nga nënpresidenti Majk Pens të përdorte kompetencat kushtetuese për të larguar Trump.

Votimi u pa si një proces simbolik pasi më herët nënpresidenti amerikan, Mike Pence refuzoi të zbatonte amendamentin e 25-të të Kushtetutës.

 

Pence përmes një letër zyrtare i është drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, duke e sqaruar se një vendim i tillë nuk është në interesin e shtetit.

 

MIKE PENCE

NENPRESIDENT I SHTETEVE TE BASHKUARA

 

“Me vetëm tetë ditë të mbetura në mandatin e presidentit, ju dhe grupi i demokratëve po kërkoni që kabineti dhe unë të përdorim amendamentin e 25-të. Unë nuk besoj se një mënyrë e tillë veprimi është në interesin më të mirë të kombit tonë ose në përputhje me Kushtetutën tonë.”

 

Demokratët  pritet këtë të mërkurë të zbatojnë një tjetër proces për largimin e Trump. Ata do te paraqesin akuzat ndaj presidentit për nxitjen e dhunës ndaj Kongresit më 6 janar, ku pesë persona mbeten të vdekur.

 

Ndërkohë edhe Kompania YouTube u bashkua me platformat e tjera kryesore të mediave sociale në ndalimin e llogarive të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Youtube pezulloi kanalin e Trump me argumentin se ai kishte shkelur rregullat duke nxitur dhunë.

 

Më herët edhe Twitter, Facebook, Snapchat dhe Twitch bllokuan llogaritë e Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *