Subscribe

Korça vijon të mbetet “Mbretëresha” e festave të fundvitit, ku numri i qytetarëve që zgjedhin qytetin juglindor për të kaluar festat është shumë i madh.

Në një lidhje me “Skype” me Vizionin e Pasdites të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Terova tha se edhe për këtë vit të gjitha hotelet në qytetin juglindor janë zënë.

Sipas saj qyteti i Korçës nuk ka më vende të lira për prenotime, duke shtuar se i vjen mirë që edhe qytetet e tjera shqiptare po përqafojnë modelin që ka krijuar Korça.

Agjensitë turistike të Shqipërisë përcaktojnë Korçën si destinacionin më të preferuar në Shqipëri. Më vjen keq ta nis me një lajm të mirë për ne, por të keq për shqiptarët, që hotelet në Korçë janë zënë nga turistët. Më vjen shumë mirë për Sarandën dhe qytetet e tjera të Shqipërisë që kanë përqafuar këtë model që Korça e krijoi. Të kesh det është e thjeshtë të bësh turizëm, por të bësh turizim kur je larg aeroporteve apo porteve nuk është e lehtë”, tha Terova. /Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *