E shtunë, 26 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Nëndetëse plot me kokainë drejt SHBA, aksion spektakolar i policisë/ VIDEO

Këto janë pamjet e publikuara nga Garda Bregdetare e SHBA-ve që fiksojnë momentin e ndjekjes së një gjysmë-nëndetëse të mbushur me kokainë, vlera e së cilës arrin në 232 milionë dollarë në treg.

Anëtarët Gardës gjurmojnë nëndetësen, zbresin në tavanin e saj dhe i detyrojnë trafikantët të ndalojnë.

5 kontrabandistë ranë në pranga.

Mediat amerikane shkruajnë se gjysmë-nëndetëset po përdoren kohët e fundit nga trafikantët dhe kartelët e drogës si një mënyrë më efikase për kontrabandimin e drogës jashtë vendit.

Nënpresidenti Mike Pence ishte i pranishëm kur anëtarët e Gardës Bregdetare shkarkuan drogën e kapur në San Diego.

Një tjetër operacion anti drogë është finalizuar me sukses në Shtetet e Bashkuara ë 4 korrik. Një anije mallrash me 20 ton kokainë vlera e së cilës I kalon 1 miliardë dollarë u konfiskua në Filadelfia në  korrik.

Mediat amerikane shkruajnë se operacioni ishte pjesë e një hetimi disa mujor. Lënda narkotike u transportua me anijen e cila I përket Bankës më të madhe Amerikane JP Morgan Chase.

megjithatë kompania tha se po bashkëpunon me autoritetet dhe se nuk është një objektiv i hetimit të qeverisë amerikane.

Megjithatë Rojet bregdetare kapin vetëm 11 për qind të anijeve me drogë në SHBA.

Në katër vitet e fundit, ka pasur një rritje të karteleve të drogës nga Amerika Qendrore dhe Jugore që përdorin këto anijet dhe gjysmë-nëndetëset për kontrabandim të lëndëve narkotike.

Veçanërisht këto të fundit janë relativisht të rralla, kanë një kosto të lartë dhe prodhohen thellë në xhungla për të shmangur zbulimin.

 

 

Më shumë video