Policia ka dhënë versionin përfundimtar dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku nënë e bir humbën jetën në një aksident.

 

25-vjeçarja Klaudia Xhaferraj dhe djali i saj 6-vjeç, Samueli përfunduan në lumin Osum, pasi mjeti që nëna drejtonte humbi kontrollin.
Sipas Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, shkak për aksidentin tragjik është bërë “humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtueses”.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Specialisti i qarkullimit rrugor në DVP Berat dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore, inxhinieri Lorenc Tanushi. Tanushi ka pohuar se humbja e kontrollit të mjetit është shoqëruar edhe me mungesën e përvojës, pasi 25-vjeçarja kishte pak javë që kishte marrë patentën dhe ishte një drejtuese e re në timon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *