E hënë, 14 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nëna e Jay Z është lezbike

Jay-Z poses with his mother, Gloria Carter during an evening of "Making The Ordinary Extraordinary" hosted by The Shawn Carter Foundation at Pier 54 on September 29, 2011 in New York City.

Nëse “Lemonade” vitin e kaluar e “shkundi” Hollywood-in, “4:44”, albumi i ri i Jay Z e ka tronditur deri në themele.

 

 

Pas shumë spekulimeve e fjalëve lart e poshtë, reperi ka pranuar më në fund se ka tradhëtuar Beyonce-n dhe për këtë i kërkon shumë falje. Ai ka treguar se e ka bërë të vuajë shumë që prej kohës kur u njohën, madje ka tentuar prej vitesh ta ketë nën kontroll, ama nuk e kishte parashikuar që Bey do të ishte kaq e fuqishme.

 

 

Ju kujtohet “Becky me flokë të bukura”? Epo, edhe në këngën “Family Feud”, ashtu sikurse në “Sorry” ajo shfaqet sërish kur Jay thotë vargun: “Leave me alone Becky/ Më lër të qetë Becky!”

 

 

Gjithashtu, reperi nga Brooklyn ka pranuar se diva e muzikës ka dështuar disa herë dhe kjo për faj të stresit që kalonte nga veprimet e tij.

 

 

Dhe për ta mbyllur, në këtë album Shawn Carter ka realizuar një duet me të ëmën, Gloria Carter, e cila pranon për herë të parë publikisht se është lesbike.

 

 

Ja, një album bën reperi, një herë në 5 vite, dhe bën bujë. Imagjino të bënte çdo vit si reperat e sotëm.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh