Talente të rralla kanë “pushtuan” skenën e “Albania’s Got Talent” që prej të hënës së 11 nëntorit, ku spektakli i preferuar dhe i munguar i shqiptarëve hapi siparin në Vizion Plus.
Nuk kishin si të mos rrëmbenin vëmendjen dy motrat binjake, Sara dhe Luana Sula, që “shkundën” skenën e “Albania’s Got Talent” me Hip Hop Dance, ku arritën të fitonin dhe katër “PO-të” e jurisë.
Mes komenteve pozitive, Adelina Ismajli, anëtarja e jurisë u shpreh se gjërat e bukura nuk i komenton shumë, duke duartrokitur dy motrat.
Të ftuar në “Vizion i Pasdites”, konkurentet Sara dhe Luana rrëfyen emocionet pas performancës shumë të pëlqyer në spektakël.
Ato treguan se janë shumë të kënaqura me kërcimin që realizuan si dhe u shprehën se më merak nga anëtarët e jurisë kishin Kastro Zizon.
Motrat e talentuara thanë në studion e “Vizionit të Pasdites” se pas performancës, personat e parë që telefonuan ishin familjarët dhe miqtë, teksa theksuan se mbështetësja e tyre më e madhe është e ëma.
Luana: Ka qenë një dëshirë e imja. Kur isha e vogël, u impresionova shumë nga videot që shihja. Kam rreth 4 ose 5 vite që merrem me kërcim. Dilja para pasqyrës dhe kërceja, dhe mami e vuri re këtë. Më tha: “A do të hysh në kurs kërcimi?” dhe unë thashë “po.” Audicionet shkuan shumë mirë, ashtu siç e kishim planifikuar. Përpara se të performonim, nuk kishim shumë emocione, por ishte pak ndryshe, sepse performancat tona do të gjykoheshin nga juria. Ne dhamë energjinë e duhur, ashtu siç e kishim menduar.
Sara: Kam rreth tre vite që kërcej. Më parë merresha me modeling, por më vonë hyra në kërcim. Kursin e kemi normalisht 3 herë në javë, nga 3 orë. Kur kemi kompeticione, shkojmë çdo ditë. Na doli faqja e Albania’s Got Talent dhe pamë çfarë talentesh kishte. Pasi pamë që kishte edhe kërcime të zhanrit tonë, vendosëm të merrnim pjesë. Mami është mbështetësja jonë më e mirë. Kastron e kishim pak merak për shkak të jurisë. Mendonim se nuk do t’i pëlqenim, sepse ai gjithmonë gjen diçka për të kritikuar. Telefonata e parë që bëmë pasi kaluam ishte me familjarët dhe miqtë tanë. Ata na kanë suportuar shumë në rrjetet sociale, duke thënë: “E prisnim këtë nga ju.” Unë jam më kërkuese, sepse jap idetë për veshjet, flokët, make-up-in. Nëse ke dëshirë, ëndrrat realizohen edhe në vendin tënd. Nuk duhet të shkosh gjithmonë jashtë. Tani po përgatitemi për gjysmëfinale.
“Albania’S Got Talent” është spektakli i të gjithë shqiptarëve që e gjeni çdo të hënë LIVE në orën 21:00 në televizion Kombëtar Vizion Plus, në Youtoube si dhe në të gjitha rrjetet sociale të Vizion Plus.