Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 January 2026
Vizion fokus

Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, PD shkresë zyrtare...

Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

Në kërkim nga Britania për vrasjen e ish-snajperistit, vetëdorëzohet...

Përjashtohen 6 deputetë të PD, u ndëshkuan për shkak...

Ndryshime në ligjet e drejtësisë, Xhafaj: U japim zgjidhje...

Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në...

Donald Trump shkon në Davos mes tensioneve për Groenlandën!...

Ish-gardiani i burgut të Prishtinës deklarohet i pafajshëm për...

Parandalimi i korrupsionit, ministrja shpjegon pesë nismat, nga financimi...

Alarm në Australi: Katër sulme nga peshkaqenë brenda 48...

Negociatorët amerikanë dhe ukrainas thirrje Rusisë: Angazhim serioz për paqen afatgjatë

6 Dhjetor 11:35

Negociatorët e lartë të SHBA-së dhe Ukrainës i kanë bërë thirrje Rusisë të tregojë një “angazhim serioz për paqen afatgjatë”, pasi bisedimet e zhvilluara në Moskë në fillim të javës dështuan të prodhonin përparim.

Apeli u bë nga i dërguari special amerikan, Steve Witkoff, dhe Rustem Umerov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, pas dy ditësh diskutimesh në Florida.

Në deklaratën e përbashkët, ata theksuan se përfundimi i luftës varet nga “gatishmëria” e Rusisë për të ndërmarrë hapa të qartë drejt uljes së tensioneve dhe ndalimit të viktimave.

Negociatat, në të cilat po merr pjesë edhe Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump,  pritet të vijojnë edhe të shtunën, në raundin e gjashtë të diskutimeve brenda vetëm dy javësh.

Delegacioni ukrainas u informua në Florida mbi takimin e Witkoff me presidentin rus Vladimir Putin, që zgjati gati pesë orë. Kremlini deklaroi më pas se “nuk u arrit asnjë kompromis” mbi draftin e planit të paqes të hartuar nga SHBA, por shtoi se Putin mbetet i gatshëm të takohet “sa herë të jetë e nevojshme”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi të marrë informacion të plotë mbi atë që është diskutuar në Moskë, duke akuzuar Putinin se po shpik “pretekste të reja për të zvarritur luftën”.

Kievi ka kërkuar rishikime të thella të planit amerikan të paqes, pasi versione të mëparshme janë kritikuar si të favorshme për Moskën. Mospajtimet kryesore midis palëve lidhen me garancitë e sigurisë për Ukrainën pas luftës dhe çështjen e territorit. Rusia kontrollon aktualisht rreth një të pestën e Ukrainës, përfshirë pjesë të Donbasit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Rusi SHBA Ukraine Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, PD shkresë zyrtare SPAK: Hetoni pa vonesa, po rrezikohet interesi publik

më shumë...

Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

më shumë...

Përjashtohen 6 deputetë të PD, u ndëshkuan për shkak të sjelljes në seancën e 18 dhjetorit

më shumë...

Ndryshime në ligjet e drejtësisë, Xhafaj: U japim zgjidhje problemeve që ka sot sistemi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

4:13

Si diagnostikohet dhe trajtohet ateroskleroza?

3:53

Dënimi i Irena Gjokës në Greqi, PD...

3:39

Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim...

3:23

Në kërkim nga Britania për vrasjen e...

3:10

Përjashtohen 6 deputetë të PD, u ndëshkuan...

3:07

Ndryshime në ligjet e drejtësisë, Xhafaj: U...

3:02

Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë...

2:47

Ikja e dritave në QSUT, shefi i...

2:24

Zyrtari i lartë i policisë italiane takohet...

1:48

Donald Trump shkon në Davos mes tensioneve...

1:29

Policia Rrugore “nuk fal” shoferët problematikë, “lumë”...

1:14

Ish-gardiani i burgut të Prishtinës deklarohet i...

12:44

Parandalimi i korrupsionit, ministrja shpjegon pesë nismat,...

12:17

Unë jam neurolog dhe nuk i ha...

12:13

Alarm në Australi: Katër sulme nga peshkaqenë...

12:08

Lavrov: Rusia mbetet e hapur për zgjidhje...

12:00

Anëtarësimi në BE, Dhuka: Shqipëria duhet të...

11:46

Një stuhi e rrallë diellore drejt Tokës,...

11:32

Rama i përgjigjet ftesës së Trump: Nder...

11:22

Kaloi oqeanin për të takuar gruan që...

Më të klikuarat

  • “Vendime që ndikojnë gjithë vitin 2026”, Horosko...
  • “Kush do kalojë i pari me makinë”, ky është 57-vjeçari që u...
  • Temperaturat zbresin deri në -9 gradë celcius, ja qytetet ku...
  • Vjedhje milionash me call center, SPAK: Dyshohet se operacio...
  • EMRI/ I dënuar me 10 vite burg, ndërron jetë në QSUNT 47-vje...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.