E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Negociatat/ Soreca: Nuk ka kohë për të humbur, palët të ulen në dialog

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka komentuar vendimin e Këshillit Europian për shtyrjen në vjeshtë të vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Reklamë

Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, Soreca shkruan se KE-ja ka konfirmuar këtë të martë angazhimin e tij për zgjerimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

 

“Këshilli europian ka riafirmuar sot angazhimin e saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në pikëpamje të tetorit të ardhshëm “vendim i qartë dhe substancial” nga Këshilli, tani është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi, …dhe për të rinisur urgjentisht një dialog me të gjitha partitë për të kapërcyer situatën e tanishme politike, për të siguruar që Shqipëria të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe të shkojë në hapin e ardhshëm. Nuk ka kohë për të humbur”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë