Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë një mesazh të qartë Bullgarisë gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik në Slloveni. Duke iu referuar faktit që Bullgaria ka vënë veton për Maqedoninë e Veriut sa i përket integrimit në BE, duke mbajtur njëkohësisht peng edhe Shqipërinë, ai i bën thirrje që “të hapin rrugën”.

 

“Ju bullgarët, mos jeni kaq tipikë të BE, bëhun ballkanas. Hapni rrugën, hapini rrugën bisedimeve. Pastaj mund të bëheni ballkanikë. Hapni rrugën.”

 

Po ashtu, ai nuk ka hezituar të bëjë edhe batuta. Kryeministri tha se nuk ishte aty për të kërkuar lincencë europiane, pasi ballkanasit janë europianë. Ndryshe nga vendet e BE, për Ramën, “në Ballkan dinë të qeshin edhe kur vuajnë”.

 

“Më lini të përpiqem që t’u jap ca buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë. Në Ballkan ka diçka që duhet ta ruajmë fort në mund të buzëqeshim edhe kur vuajmë, çka anëtarët e BE-së nuk janë në gjendje ta bëjnë, e kam fjalën për gjermanët”, deklaroi kreu i qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *