E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Negociatat/ Rama: Gjermania po lobon për ne, Franca nuk është kundër…

Ndersa ne Luksemburg diskutohej mbi negociatat e shqiperisë, kryeministri Rama në Tiranë shpjegoi dinamikën e debatit mes ministrave të jashtëm të Unionit:

 

Shumica dërrmuese duan çeljen e menjëhershëm të negociatave, edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Pa kushte. Gjermani, që udhëheq ‘PO’ që ka zgjedhur një pozicion të ndryshëm nga ai i shumicës së vendeve anëtarë. Ajo e ka lidhur ‘Po’ me disa kushte për të afruar Francën dhe dy a tri vende që deri më sot janë në një pozicion të pafavorshëm lidhur me pritshmëritë. Franca apo dy a tri vende nuk kanë dalë nga në ndonjë pozicion përfundimtar. Siç nuk është e mundur që mund të lëvizin vendimin, por edhe mund ta ndryshojnë nga pozicioni.

 

Reklamë

Presidenti Macron sipas Ramës kërkon reformimin e thellë të Unionit, përpara se të vazhdohet me zgjerimin. Kjo qasje e Francës – nënvizon kryeministri – nuk eshte qasje kunder shqiperise ne vetvete.

 

Asgjë nuk mund të përjashtohet deri në minutën e fundit. Askush nuk mund të përjashtohej se sa patate të nxehta janë në tavolinën e BE. Siç është dhe BREXIT, apo çështje të tjera, si fronti i luftës në Siri qe do te diskutohen ne te njejten dite. Fjala e fundit është në 18 tetor. Bisedimet mes gjermanise dhe frances jane kyc. Ne ate keshill vendimet merren me konsensus.

 

Kryeministri siguron se Shqipëria i ka kryer detyrat e saj, duke kapërcyer edhe vendimin e bundestagut, e tashmë Gjermania  është avokate për negociatat.

 

Cilido qoftë ai përfundim dielli do të lindë përsëri dhe dita do jetë vazhdim i kësaj përpjekje. Cilido qoftë vendimi i BE-së, dielli do lindë përsëri, përpjekja jonë do vijojë”, “dielli do lindë përsëri, përpjekja jonë do vijojë”. Po per shqiperine shqiptaret dhe gjeneratat e tjera

 

Vendimi final për nisjen e bisedimeve priotët te shpallet në takimin e krerëve të shteteve në 18 tetor.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë